Beshiktash kërkon Di Marian dhe Hermozon, bisedimet…
Me turqit aktivizohet sulmuesi kuqezi Ernest Muçi si dhe dardani Milot Rashica.
Angel Di Maria futet në radarët e Beshiktash në Turqi. Mediat vendase raportojnë se bardhezinjtë pritet të nisin kontaktet zyrtare me yllin argjentinas në ditët në vijim.
Anësori i djathtë 36-vjeçar luan për skuadrën portugeze Benfika. Kampioni i Botës deri më tani (këtë sezon) ka luajtur në 46 gara zyrtare me Benfikën, ka realizuar 16 gola dhe dhënë 15 asiste.
Ndërkaq Beshiktash ftoi në Stamboll edhe mbrojtësin spanjoll 28-vjeçar Mario Hermozo, i cili luan për Atletiko Madrid.
Hermozo në këtë sezon ka luajtur 40 ndeshje zyrtare me Atletiko Madridin, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 2 asistime.