Flamurtari mund kryesuesit, ‘Dritë’ në Gjilan

Ipko Superliga e Kosovës, luajti sot tri ndeshje për javën e 22-të. Thyhet Ballkani e përfiton indirekt Drita. Ka vendin e dytë me një pikë më pak se lideri…
Nëse skuadra e parë e Prishtinës, ‘Prishtina’, u thye dje nga Drita, sot një tjetër kryeqytetase vendos lavdinë në vend.
Ishte skuadra e Flamurtarit e cila në mënyrë surprizë, mund kryesuseit e Ballkanit 2-1. Një duel mjaft i luftuar me stafin teknik të Ballkanit që protestoi shpesh gjykimin. I ashpër trajneri Munishi teksa kontestoi një gol të anuluar dhe shumë situata që sipas tij, ishin në dëm të Ballkanit.
Dukagjini e pati shansin e fundit për tu kthyer te besimi për të qëndruar por ndaj Drenicës, u mund 1-3.
Zgjohet kampioni në fuqi Feronikeli. Pas ndryshimëve në staf, fitoi 2-0 ndaj Vushtrrisë. Edhe ish-skuadra e Nikajt, rrezikon seriozisht largimin nga Ipko.
Dukagjini-Drenica 1-3
Feronikeli-Vushtrria 2-0
Flamurtari-Ballkani 2-1