Vucaj ‘peng’ në Gjilan, ‘evitova 28 ditë karantinë’

Mesfushori: “Në Kosovë ka shumë liri, thuajse si më përpara.”

Erjon Vucaj fantazisi 29 vjeçar i Dritës së Gjilanit, ka mbetur në Kosovë. Ai thotë se kjo zgjedhje ishte totalisht personale pasi si tekniku Ardijan Nuhiu ashtu dhe klubi Drita, kanë qenë tërësisht të hapur me futbollistët.

Ish-futbollisti i Laçit, Tiranës, Flamurtarit e Vllaznisë, spjegon për ‘Sporti im.al’ se në momentin e ndalesës së aktivitetëve sportive e jetës së ‘lirë’, kishte 2 dytë që ishte kthyer nga Shkodra në klub. Për të evituar 2×14 ditë karantinë, nuk lëvizi nga Gjilani.

Në Shkodër?

“Jo, jam në Gjilan. Kisha 2 ditë që isha kthyer nga Shkodra kur u dha lajmi për të ndaluar. Klubi nuk udhëzoi të ktheheshim në familje por fillimisht na la 3 ditë pushim. Në Kosovë ka shumë liri, thuajse si më përpara.”

Pa stërvitje?

“Fillimisht po. Ndërsa pasi kaluan tri ditë nga urdhresa e parë na u komunikua që duhet të presim edhe 5 ditë të tjera derisa sa të qartësohet situata e rakorduar kjo me qeverinë kosovare dhe instancat shëndetësore.”

Më pas urdhëri për tu kthyer…

“Po, por unë dhe ndonjë shok tjetër nga Drita, menduam të qëndrojmë në banesat tona në Gjilan. Sipas rregullit me të kaluar në territorin shqiptar, duhej të futesha në karantinë për 14 ditë. E njëjta situatë kur të rikthehesha në klub. Pra dhe 14 të tjera karantinë. Llogaria ishte e thjeshtë, më mirë në Gjilan dhe me kontakte të afërta me stafin teknik.”

Dhe kryeni stërvitje?

“Kemi bërë stërvitje të reduktuara. Sipas planit të stafit. Së fundi gjithçka nga shtëpitë teksa ushtrimet e fitnesit, ndonjë vrapim janë ata që zotërojnë.”

Ku mbërrin Drita?

“Uroj të kalojë kjo pandemi pa dëme dhe futbolli e jeta të nisin si më parë. Drita objektiv parësor ka takimin e radhës”- tha Vucaj që së bashku me Lecin, Eminin, Cuculin, K.Rexhën, janë lojtarë që kanë luajtur në Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!