Drita-Prishtina, e ndaluar të humbësh…

Raundi i 22-të në Ipko pas takimit të djeshëm Ferizaj- Trepçi ’89 (4-0),ecën sot me dy përballje të rëndësishme.
Kështu në Gjilan do të përballen në një duel ‘titanik’ Drita me Prishtinën. Skuadrat ndahen me një pikë dhe gjenden në zonën e pretendenteve për titull.
Ndeshja tjetër po aq e rëndësishme luhet mes Llapit dhe Gjilanit. Skuadra e Mezanit mban vendin e dytë me 41 pikë,tri më pak se Ballkani i Munishit që luan nesër në Prishtinë me Flamurtarin vendas.
Në Maqedoni të Veriut, 4 takime për javën e 22-të. Në 13:00, Renova në misionin shtëpiak për të ndalur Vardarin kryesues.
Tri ndeshjet e tjera nisin në 14:00 me Shkëndijën e Gjokës që luan në transfertë me vendin e fundit Borec.
Sileks pret Makedonja GP, ndërsa dueli shqiptar i radhës, i takon përballjes Struga Trim&Lum me Shkupin. Të dyja skuadrat pozicionohen në vendet 6-7 me nga 25 pikë secila.