Stadiumi ‘Kastrioti’ kthehet në…kantier

Mjaft më në ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës. Skuadra e Kastriotit prej dy edicionëve ka gjetur strehë te fqinjët pasi impinati i tyre në Krujë, nuk ka përmbushur kriteret e vendosura nga Sektori i Garave pranë FSHF-së.

Madje edicionin e kaluar teksa krutanët garuan në Kategorinë Superiore, për shumë nga specialistët e krutanëve, rrëzimi ka ardhur nga ky fakt. Luajtja jashtë shtëpie.

Ndërkaq, nga sot stadiumi është përfshirë nga zhurma e mjetëve motorike. Më në fund, Bashkia Krujë në bashkëpunim me klubin, kanë nisur punimet te impianti i tyre sportiv.

‘Sporti im.al’ mëson se ritimi i punës do të përfshijë rikontruksionin e plotë dhe me gjasë stadiumi ‘Kastrioti’ do të jetë gati e efiçent për sezonin e ri futbollistik 2020-2021.

Në Krujë janë të bindur për ngjitjen në elitë dhe ribërja e stadiumit me të gjitha kushtet e domosdoshme, ngjan me një ‘dhuratë’ për skuadrën e Ndreut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!