Nis gara për shpëtimin, Dinamo me mision në Rrogozhinë…
‘Play-Out’ për Kategorinë e Parë nis sot me 5 takime. Dy te Grupi A e tri te ai B. Pasi kanë mësuar javën e kaluar verdiket ‘play-off e play-out’,tashmë skuadart mbetet për të luftuar në llogore të ndryshme.
Dinamos i duhet një marsh më tepër sot në Rrogozhinë për të dalë nga strofka e fundtabelës që mban ‘peng’ 18 herë kampionët e vendit te Grupi A.Interesante edhe sfidat e tjera.
Në Grupin B, një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar, rrezikon të humbë nga ‘harta’. Elbasani i Lleshanakut, do provojë të marrë pikë në transfertën vlonjate aty ku Oriku, ka gati modulet e një skuadre të fortë.
Ndeshjet nisin në orë 14:00
Grupi A:
Egnatia-Dinamo
Tërbuni-Veleçiku
Grupi B
Devolli- Turbina
Iliria-Shënkolli
Orikumi-Elbasani