Kastrioti shkëputje e frikshme, Apolonia dorzon kreun, Dinamo një…hiç

Kastrioti fiton ‘dy’ herë sot. Kalon Korabin 1-0 dhe përfiton nga humbja e papritur e Besëlidhjes në shtëpi me Erzenin.

Veleçiku ka marrë një fitore të madhe në ‘Reshit Rusi’ përballë Dinamos me shifrat 3-1, duke e parakaluar në renditje e lënë në fund Dinamon e Pontrelit dhe teknikut Kamarata

Tërbuni ndalet te barazimi me Burrelin që nga java në javë, po shfaqet konkurente e denjë.

Në Grupin B, siuatat janë vërtetë interesante. Pas zhvillimëve të javës së fundit të fazës së dytë vendi i parë i kalon Pogradecit. Liqenorët fituan me shifrat e thellë 5-1 përballë Turbinës.

Nuk kalon Apolonia e cila ndalet pa gola në Orikum duke lënë vendin e parë në tabelë. Lushnja fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Ilirisë ndërsa edhe Besa mund me përmbysje Devollin në transfertë duke u regjistruar në 4 më të mirat e grupit B.

Fitorja 2-1 në transfertë e Shënkollit ndaj Elbasanit, fundos për të disatën herë skuadrën e Lleshanakut në betejën për të qëndruar.

Grupi A

Tërbuni-Burreli 1-1

Veleçiku-Dinamo 3-1

Besëlidhja-Erzeni 1-2

Kastrioti-Korabi 1-0

Grupi B:

Pogradeci-Turbina 5-1

Lushnja-Iliria 3-2

Elbasani-Shënkolli 1-2

Oriku-Apolonia 0-0

Devolli-Besa 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!