Kokëdhima, inspektimi larg Fierit

Apolonia dhe klubi fierak mbetën shembull. Së paku në infrastrukturë dhe funksionim. Presidenti i bardhjeshilëve Koço Kokëdhima, me stafin e tij, po ecën me projekete të gjata e bashkëkohore dhe në pak vite, e ka kthyer klubin Apolonia në shumë-funkional.

Akademia e ngritur shoqërohet me 3 fusha futbolli, hotele, klasa për teori, mensë, sallë force etj. Impianti ‘Loni Papuçiu’ me sistem ndriçimi dhe fushë me parametra optimalë, e gatshme për të pritur ndeshje deri në nivel ndërkombëtar.

Duket se e gjithë kjo sipërmarrjeje por dhe fakti që stadiumi dhe kompleksi sportiv në Laç, prej vitesh mbajnë flamurin e fushave më të ‘gjelbërta’ në Shqipëri, e kanë shtyrë presidentin e Apolonisë të vizitojë dje stadiumin ‘Laçi’.

Pasi ndoqi takimin-Laçi-Bylis (2-1), Kokëdhima dhe pjesë të stafit Apolonia, kanë zbritur në terren dhe janë takuar me personelin mirëmbajtës të stadiumit ‘Laçi’.

Zoti Kokëdhima u interesua me detaje lidhur me punën tonë te stadiumi dhe te kompleksi. Dëshironte të dinte gjithçka. Natyrisht ne kemi krijuar eksperiencë dhe nuk është habi që një ditë të udhëtojmë drejt Fierit për të dhënë pak ditë eksperincen tonë. E pashë kreun e Apolonisë shumë të dhënë pas terrenëve sportive’- tha Luigj Krosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!