Tirana, e radhës në ‘Air Albania…’

Tirana me t’u kthyer nga Vlora me tri pikë, shpall axhendën e takimit të ditës së diel me Laçin. Sipas asaj që raporton vetë klubi bardheblu në rrjete, ndeshja e radhës do të zhvillohet në ‘Air Albania Stadium’.

Kreu i renditjes me 6 pikë mbi Kukësin e vendit të dytë por dhe fakti që kundërshtari pozicionohet i treti me 41 pikë, duket se kanë ndikuar që Tirana të vendosë për impiantin modern.

Në fakt ‘Air Albania Stadium’, i’u ka sjellë fat ‘tironasëve’ duke luajtur e fituar me Kukësin, Partizanin. Në këtë fazë të garës, skuadra e Egbosë nuk po njeh limite pasi në 11 takime radhazi ka fituar 10 e barazuar 1. Ishte Skënderbeu ndërsa po në impiantin kryesor të vendit, i ndaloi 1-1.

Për bardhezinjtë kjo transfertë në ‘Air Albania Stadium’, përkon me të parën në shtëpinë e ‘re’ të kryeqytetasve.

Paralelisht, Tirana njofton edhe vend-shitjen e biletave dhe pozicionet e tifozerive në shkallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!