Vllaznia, si përherë “hallet” nuk i mungojnë

Pavarësisht nga rezultatet sportive, në klubin shkodran të Vllaznisë, hallet nuk mungojnë thuajse në asnjë rast, pavarësisht nga përkushtimi i administratorit Suad Lici.

Vetëm para pak çastesh, faqja zyrtare e klubit shkodran njofton se ka dështuar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të klubit të Vllasnisë, e cila kishte për qëllim miratimin e buxhetit financiar prej 200 milionë lekësh të vjetra, të nevojshme për nevojat e skuadrës shkodrane për vitin 2020.

 “Paraditen e sotme ishte planifikuar zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Klubit të Futbollit Vllaznia, e cila kishte si pikë kryesore miratimin e projekt-buxhetit të këtij klubi për vitin 2020, si dhe diskutime të ndryshme.

Kjo mbledhje nuk është zhvilluar, pasi është shtyrë për ditën e martë të javës që vjen, pikërisht në orën 12.00 teksa kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija ka bërë të ditur se do të ketë një koordinim të mbledhjes së Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia me atë të Këshillit Bashkiak Shkodër,” shkruhet në faqen zyrtare të klubit shkodran të Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!