Ronaldo ndjen ‘Dolores’ në Madiera…

Kristiano Ronaldo po udhëton shpesh këto ditë. Nëse të dielën u pa në Madrid për punë private e më pas ndoqi pjesën e dytë të klasikes, sot mësohet se ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij në Portugali, Madeira.

Këtë radhë 35 vjeçari me të mësuar se nëna e tij u dërgua me urgjencë në spital, ka thyer regjimin dhe me një avion privat, ka flutruar drejt Madierës.

Dolores Aveiro 65-vjeçare, u shtrua sot në mengjes në spitalin ‘Dr Nelo Mendonca’, teksa po kurohet për një problem jo të vogël në kokë.

Nënës së Ronaldos iu konstatua dhe më pas iu largua një mpiksje e gjaku te një arterie.

Raportohet se Dolores aktualisht, ka gjendje të stabilizuar. Gjithësesi nëna e 5 herë fituesit të ‘Topit të Artë’ po mbahet nën survejim të mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!