NBA, larg tifozëve
NBA u ka kërkuar lojtarëve të saj që të shmangin ‘high-five ’ dhe të mos nënshkruajnë autografe për tifozët për të shmangur rrezikun e infeksionit koronavirus.
Ky është indikacioni i fundit i Ligës e cila po kryen monitorimin e saj të vazhdueshëm të krizës që po përhapet në të gjitha cepat e planetit dhe tani edhe në Sh.B.A.
Liga e basketbollit, në një ‘policë’, u dha 10 këshilla lojtarëve me shpresën për të zvogëluar rrezikun e infektimit nga Koronavirus.
Udhëzimet konsistojnë në shmangien e kontakteve të sendeve të tilla si stilolapsa, shënues, topa dhe fanela nga kërkuesit e autografëve. Listë-porosia iu dërgua ekipeve të dielën.