Shkëlqen Uzuni, Lokomotiva e treta…

Lokomotiva e Zagrebit kap vendin e tretë në elitën e futbollit kroat.

Në përballjen ndaj Slaven Belupo, skuadra “laçiane” shënoi tri herë duke stampur shifrat përfundimtarë 3-0.

Shkëlqen Myrto Uzuni teksa në minutën e 59-të të ndeshjes nga një pozicion ballor, devijoji një top të ardhur nga krahu i djathë.

Më pas, Suarez shkaktoi autogol në të 62-tën, ndërsa në të 90+3 Budimir i dërgoi shifrat në 3-0.

Në fushë Uzuni, Mersinaj, Çokaj, Tuci e Kastrati. Tre të parët kanë veshur pak kohë më parë fanelën e Laçit, ndërsa laçiani Indrit Tuci, ka dalë nga ekipet zinxhirë dhe më pas nga Mjeshtria u transferua në Zagreb. Kastrati si gjithnjë fantastik. Në verë te Dinamo Zagreb

Ndërkaq, beratasi Uzuni kthehet te goli pas pauzës së javës së shkuar me Inter Zapresiç. Dy gola Istrës, 1 Varazhdinit dhe një sot ndaj Slaven, tregojnë se sulmuesi jo vetëm është integruar si duhet, por po dërgon mesazhe te klubet e mëdha dhe trajneri i Kombëtares Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!