Paniku shtyn javën e Seria A

Koronavirusi detyroi dje federatën zviceriane të shtynte takimet e futbollit por sot vjen edhe ndalesa në Seria A.
Sfidat e parashikuara të luheshin pa tifozë në këtë javë të Seria A, do shtyhen dhe do rikuperohen më datë 13 maj. Ky ësht vendimi i fundit i Federtaës Italiane të futbollit.
Kësisoji, dueli Juventus-Inter por dhe Milan-Xhenova, Parma-SPAL, Sasuolo-Breshia, Udineze-Fiorentina, i takon të luhet pas 2 muajve.
Spostimi i kësaj jave ka bërë që edhe finalja e Kupës të spostohet një javë më vonë. Do të jetë data 20 maj.