Gjasula: “Shqipëria e kalon Grupin”

Klaus Gjasula tiranasi i Paderborn në Bundesligë, në një lidhje telefonike me ‘SuperSport’, deklaroi se shorti i Shqipërisë është i favorshëm.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë tha se: ka pak njohuri për rivalet e kuqezinjëve por pranoi se njeh kombëtaren e tij.

Sipas Gjasulës, Shqipëria është mjaft e aftë dhe do të jetë protagoniste çër të dalë e para e Grupit 4 në Ligën C.

Lojtari foli edhe për mundësinë e një bilete për ‘Katar 2022’ përmes Ligës së kombëve. Është përcaktuar formula, tri skuadra nga Nations, shkojnë në botëror.

Në fund tha se në verë ndërsa i përfundon kontrata me Paderbornin, do shohë mundësinë e lëvizjes por pa specifikuar pistat e mundshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!