Shqipëria njeh Nations, Kosova me ‘vështirësi’

Evitohet përplasja Shqipëri-Kosovë në kompeticionin më të ri të UEFA-s.

Dy përfaqësueset tona, shkuan shumë pranë shortimit në një grup por në fund, gjithçka shkoi mirë. Edhe pse Dardanët u listuan në një grup ferri.

Grupi 4: Shqipëri, Bjellorusi, Lituani, Kazakistan. Ky është verdikti i shorteut të edicionit të dytë të Nations League hedhur para pak minutave në Amsterdam.

Grupi 3: Greqi, Kosovë, Slloveni, Moldavi. Kosova e pafat. Goglat i kanë rezervuar dy përfaqësuese mjaft të forta teksa Sllovenia e Greqia, shihen si vështirësia e madhe e kalimit nga Grupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!