Koronavirus mbërthen Nations League, Kosova në pikëpyetje…

Me 26 mars, 16 kombëtare do të garojnë për 4 vendet e fundit për ‘Euro 2020’.

Ndeshjet play-off në fazë gjysmëfinale konsiderohen mjaft të rëndësishme për shumë nga ekipet europiane të cilat nuk arritën të kualifikoheshin nga grupet.

Mes tyre Kosova e cila do luajë në Maqedoni të Veriut ndërsa më pas finalistja do përballet me fituesin e çiftit Gjeorgji- Bjellorusi.

Por ajo që vjen si lajm i fundit lidhet me duelin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Shkup por dhe ajo mes Bosnjë & Hercegovinë-Irlandë e Veriut në program për tu zhvilluar në Zenicë.

Nëse në Maqedoni të Veriut gjithçka mbetet në sinjalet e para, të një përballjeje pa tifozë, dueli i boshnjakëve me irlandezo veriorët duket se do të luhet me dyer të mbyllura.

Federeta e Bosnjë&Hercegovinë:

Ndeshja kundër Irlandës Veriut mund të luhet me të mbyllura, për faktin se ka pasur dy raste të konfirmuara me Koronavirus të gjetura në Bosnjë. Asgjë nuk është zyrtare por Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës po bashkëpunon ngushtë me UEFA për të monitoruar situatën.”

Grupi A

Islandë – Rumani

Bullgari – Hungari

Grupi B

Bosnjë & Hercegovinë – Irlandë e Veriut

Sllovaki – Irlandë

Grupi C

Skoci – Izrael

Norvegji – Serbi

Grupi D

Gjeorgji – Bjellorusi

Maqedoni e Veriut – Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!