Ndeshje me ‘shikues’, Ançeloti merr të kuq…

U luajtën shumë takime futbolli në kampionate të ndryshme të kontinetit të vjetër.

La Liga‘, në pritje të klasikes Real Madrid-Barcelona në 21:00, dhe të duelit Majorka-Getafe (18:30) pa në fushë Sevilja- Osasuna 3-2, Bilbao- Vijarreal 1-0 dhe Espanjol- At. Madrid 1-1.

Premier League’ i takoi Totenhem-Volves 2-3 dhe Everton- Junajtid 1-1. Pas takimit të Liverpulit, trajneri Ançeloti i Evertonit, për protesta, u ndëshkua me karton të kuq.

Budesliga vjen me Union Berlin-Volfsburg 2-2 dhe Lajpcig- Leverkusen 1-1.

Sakaq në Seria A, Atalanta shpartallon Leçen 2-7. Starton këto momente ndeshja e vetme në program për sot Kaljari- Roma.Të tjerat janë shtyrë për në 13 maj.

Maqedoni të Veriut, Shkëndija e Gjokës fiton 4-1 pa shikues në Tetovë ndaj Makedonja Gj. Shkupi -Renova 2-3 ndërsa Akademija Pandev teksa së fundi aktivizohen njohjet Ndue Mujeci dhe Bojan Najdenov, nuk shkoi më tej se barazimi 0-0 me Borec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!