Flik: ‘Tifozë idiotë…’

Nga Rumengie te trajneri Flik. Të gjithë në krah të presidentit të Hofenheim…‘Ditë e turpshme’

Fitorja 6-0 e Bajern Mynih në Hofenheim, për javën e 24-ët të Bundesligës, u përdhos nga banderola e shfaqur nga tifozët bavarezë me fyerje të rënda kundër pronarit të ekipit vendas Ditmar Hop.

Pas ndeshjes, trajneri i Bajernit, Hansi Flik tha: “Nuk ka asnjë lidhje me futbollin, nuk funksionon në këtë formë. Ka ardhur koha të reagojmë.

Ne duhet të ngrihemi së bashku, nuk duhet të ketë më konsiderata. Unë jam rritur këtu, e di Ditmar Hop prej më shumë se 20 vitesh drejton këtë klub.

Më vjen keq për të pasi ka bërë kaq shumë për shoqërinë. Secili nga këta ultras me siguri ka dikë në familjen e tij i cili ka përfituar nga gjërat që Ditmar Hop. Ka bërë gjëra të mëdha, për shembull në studimin e kancerit. Të jemi së bashku kundër këtyre idiotëve.

Ishte një ditë e zezë për Bajernin. I kemi dhënë një sinjal shumë të keq botës së jashtme. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!