“Gati” të mbyllë stadiumet, por jo garën…
Edhe në Gjermani, ku rastet e koronavirus tani raportohen mbi 1000, hipoteza që futbolli në këtë vend të luhet ne stadiume pa tifozë, po fillon të diskutohet. Ministri gjerman i sportit, Jens Spahn ka reaguar, duke rekomanduar pezullimin e të gjitha aktiviteteve me mbi 1000 pjesëmarrës.
Ndërkohë edhe Bundesliga i është përgjigjur zyrtarit të lartë me një deklaratë zyrtare, ku theksohet pamundësia e ndalimit të kampionatit:
“Shëndeti i popullsisë dhe për rrjedhojë e të gjithë tifozëve të futbollit, është një përparësi kryesore. Natyrisht, Bundesliga do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet përgjegjëse për programin e ndeshjeve të ardhshme.
Në të njëjtën kohë, nuk ka dyshime nëse sezoni duhet të vazhdojë deri në mes të majit për të përcaktuar promovime, skuadrat që do të zbresin dhe ekipe e kualifikuara për në garat ndërkombëtare.
Kjo është mënyra e vetme që klubet dhe federata të planifikojnë sezonin e ardhshëm, megjithë rrethanat e vështira,” – thuhet në reagimin e Bundesligës.