Finalja e Kupës së Ligës i shkon Sitit

Mançester Siti, fiton Kupën e Ligës dhe të 7-tën në histori.

Kupa e Ligës: Aston Vila-Mançester Siti 1-2

Në ‘Wembley’ të Londrës, me një publik të reduktuar në zonën VIP,, Aston Vila dhe Mançester Siti, diskutuan trofeun e parë sezonal në Angli.

Ai i takoi Mançester Sitit i cili në fund, fiksoi fitoren 1-2.

Pjesa e parë dhuroi tri gola. Ishte Aguero për formacionin e Pep Guardiolës ai që shënoi i pari në minutën e 20-të.

‘Qytetraët’ dyfishojnë në të 30-tën me Rodri Hernandes, ndërsa pak minuta nga fundi i fraksionit të parë (41′) Aston Vila me Samata, shkurton shifrat në 1-2.

Pjesa e dytë me gjithë tentativat e të dyja skuadrave nuk prodhoi asnjë gol. Raste pa fund për Sitin ndërsa edhe pse në një ditë jo brilante, arrin t’i afrohet golit.

Në anën tjetër, ‘Vila’ u pa një skuadër mjaft agresive në minutat e fundit. Në të 88-tën, goditi shtyllën pas devijimit të portierit Bravo.

Trofeu i parë sezonal i shkon Sitit të Guardiolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!