Edhe Premier League, futboll pa tifozë…

Pas Serisë A dhe kaosit që pasoi, edhe Premier League po mendon të mbyllë dyert e stadiumeve. Frika e koronavirusit ka mbërritur edhe në Angli, prandaj sipas tabloidëve kryesore britanike, futbolli i këtij vendi po shkon drejt vendimit për të mbyllur dyert e stadiumeve…

Në ishull mësohet, se institucionet shtetërore britanike janë të gatshëm të marrin masa ekstreme për të luftuar Covid-19 dhe për të parandaluar përhapjen e tij brenda kufijve të tyre kombëtarë.

Për këtë qëllim, përflitet se do të ketë një takim midis drejtuesve të Federatës së Futbollit të këtij vendi, Premier League dhe Ligës Angleze të futbollit. Në të, do të diskutohet mundësia për t’i luajtur ndeshjet pa tifozë, në të gjitha kategoritë deri në fund të sezonit, në rast të përhapjes së madhe të këtij virusi me pasoja edhe vdekjeprurëse.

Sipas “Sun”, “Daily Mail” dhe “Telegraf”, përveç kësaj, Federata Angleze e Futbollit ka propozuar të ofrojë kontribute solidariteti për klubet e divizioneve të ulëta, jetesa e të cilave varet drejtpërdrejtë nga të ardhurat e grumbulluara nga kampionatet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!