Bie perandoria e Liverpulit…

Pas 26 fitoreve dhe vetëm një barazimi, Liverpul më në fund thyhet. Ngjau sot. Jo nga Siti. As nga Junajtid, Çelsi, Arsenal apo Totenhem.

Por nga Uatford i zonës së përjashtimit nga Premier Liga. Shifra të rëndë: 3-0. Klop me të tijtë,edhe pse me formacion fitues, bien në momentin e tyre të historisë.

Pasojat janë me efektshëmri zero pasi Reds-at, janë të shkëputur ndjeshëm nga Mançester Siti që ndjek.

Sinjali nuk është ndër më të mirët. Liverpul u mund edhe në Champions nga Atletiko Madrid në të vajtjes.

Në horizont, skuadra ka shfaqur pasiguri. Sarr dy herë dhe Deni, autorët e golave të skuadrës së Nigel Person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!