‘Qytetari’ në Madrid, Lion kalon Juven…

Champions League: Real Madrid-Mançester Siti 1-2, Lion- Juventus 1-0

U luajtën dy takimet e mbrëmjes për 1/8 e UEFA Champions League. Radha i takoi çiftëve Real Madrid-Mançester Siti dhe Olimpik Lion- Juventus për tu ndeshur në të vajtjes.

Në ‘Santiago Bernabeu’, i gjithi i ezauruar, skuadra e Zidan e nisi me vrull por shpejt ‘qytetarët’ marrin kontrollin dhe në minutën e 21-të shkon shumë pranë golit me Gabriel Zhezus. Fanatstik Kurtua.

Reali sheh se 0-0 nuk mjafton ndaj shton ritmin dhe i afrohet golit me Benzema që me kokë ndalet nga porteiri Ederson.

Starti i fraksionit të dytë njeh sulmet e Sitit, por golin e shënon Reali. Një top i humbur në mesfushë mbërrin te Vinicius teksa brazilaini fton Iskon që nuk fal 1-0. Këtu përfundon historia për formacionin e Zidan.

Guardiola hedh në fushë Sterling dhe më pas goli i barazimit nga Zhezus në të 78-ën. Me Realin e shokuar, Siti sulmon sërish dhe fiton një penallti të dyshimtë të cilën e trasformon në gol De Brynjë (83′).

Nervoz edhe Ramos që pengon sulmuesin Gabriel Zhezus në hyrje të zonës. Orsato i gatshëm, karton i kuq.

Lion befason Juventusin duke e mundur në fushën e tij 1-0. Goli i vetëm i takimit, u shënua në të 31-tën nga Tousart.

Megjithë orvajtjet e bardhezinjëve, shifrat mbeten po ato dhe Juventus pritet të ketë shumë punë në të kthimit pas një jave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!