Valencia: Pa tifozë bergamaskë në 10 mars

sportiim2

Autoritetet spanjolle mund të parandalojnë tifozët e Atalantës që të ndjekin ekipin e tyre në ndeshjen jashtë në 10 Mars në ‘Mestaja’.

Bëhët fjalë për ndeshjen e dytë të Champions League kundër Valencias. ‘Tuttosport’ shkruan, se qeveria rajonale nuk ka fiksuar aktualisht këtë nismë ndërsa monitoron ngjarjet që përfshijnë njerëz nga zonat e rrezikut të Koronavirusit.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit iberik edhe pa lejen e drejtuesëve vendorë pritet të veprojnë vetë, në kundësrshtim me rregullat e UEFA-s për të mos lejuar tifozë nga Bergamo.

Madje duke marrë mbi supe edhe rrezikun e përballjes së një ndëshkimi me gjobë nga qeveria e futbollit..

Takimi i vajtjes mes Atalantës dhe Valencias u fitua 4-1 nga bergamaskët.

?>