Mesi nuk bën ‘Maradonen’, Gnabri ‘gllabëron’ Çelsin
Champions League: Çelsi- Bajern Mynih 0-3, Napoli- Barcelona 1-1
Bajerni i Mynihut katapultohet që në ndeshjen e parë si çerekfinalist në Champions League. Ndaj Çelsit sonte, skuadra e Flik, pas 45 minutave të para pa gola, shpërthen në të dytën.
Shkëlqen Gnabri teksa shënoi dy gola në minutat 51 dhe 54 pas asisteve të Levandovskit. Nuk mund të mungonte firma e bomberit polak ndërsa në minutën e 76, i dërgon shifrat në 3-0.
Napoli në ndeshjen historike me Barcelonen, udhëheq në pjesën e parë me një kryeveper të Mertens duke mbyllur 1-0.
Pjesa e dytë nis më mirë për blaugranët dhe në të 57-tën barazuan me Grizman.
Francezi ndoqi një aksion të shpejtë të katalanasëve nga e djathta dhe me prekjen e duhur, arriti balancën në shifra.
Në fund, Barcelona luajti me një lojtar më pak pasi Vidal mori të dytën e verdhë. Pas këtij rezultati, e kthimit duket se favorizon ndjeshëm skuadrën e Setien.