Mesi në tokën e ‘Maradonës…’

Champions League sot në fushë me dy takime. Në mbrëmje në orën 21:00, për 1/8-at përballjet e vajtjes Çelsi- Bajern Mynih dhe Napoli- Barcelona.

Takimet e sotme, pasojnë ato të javës së kaluar ndërsa për të tentuar kualifikimin në çerekfinale, u luajtën disa nga sfidat e vajtjes:

Dortmund- PSG (2-1), Atletiko Madrid- Liverpul (1-0), Atalanta- Valencia (4-1) dhe Totenhem-Lajpcig (0-1).

Ndërkaq, për argjentinasin Lionel Mesi, do të jetë debutim absolut në ‘San Paolo’ të Napolit.

Impianti sportiv që dikur, shërbeu si skenë për klasin, golat dhe triumfet e Diego Armando Maradonës, sot pret 6 herë fituesin e ‘Topit të Artë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!