Ramos: ‘Championsi e motivon Realin…’
● Nesër në mbrëmje në ‘Santiago Bernabeu’ 21.00, Real Madrid- Mançseter Siti ( e vajtjes). Gjykon, Daniele Orsato
Serxhio Ramos, kapiteni i Real Madrid, përpiqet të evitojë diskutimet lidhur humbjen e fundit në kampionat me Levanten.
Në konferenën e sotme për shtyp, kapteni shprehet, se Reali i Madridit, mbetet një klub që Champions League-n, e ka speciale.
Në vigjilje të ndeshjes me Mançester Sitin nesër në ‘Bernabeu’, mbrojtësi më i mirë në botë, ndër të tjera thotë:
“E vërteta është se për ne, Championsi, mbetet gjithnjë special. Motivacion i madh për të gjithë. Për mua është privilegj të jem këtu e të luaj akoma.
Flet edhe për Guardiolën: “Kam shumë respekt, mbetet trajner i madh. Numrat (trofetë), flasin vetë. Por ajo që motivon, është vetë Liga e kampionëve, jo një trajner apo një futbollist‘.
Lidhur me Guardiolën, ka folur edhe vetë trajneri i Realit, Zinedin Zidan. Trajneri i ‘galaktikëve’, ka thënë se luan Real-Siti dhe jo Zidan-Guardiola.
Edhe pse për Guradiolën, francezi ka theksuar se figuron të jetë trajneri më i mirë në botë…