Shkëmbi i bindur: ‘Do të drejtoj Skënderbeun…’

Bledi Shkëmbi shfaqet i sigurtë në deklarata, ndërsa pohon me bindje se: ‘një ditë do drejtoj Skënderbeun’. 

Ish- kapteni legjendar i korçarëve, pas largimit nga futbolli i luajtur, nisi rrugën e trajningut duke bërë debutimin në Ipko me Lirinë e Prizrenit.

Më pas Shkëmbi, u bashkua me Teutën teksa për afro dy sezone drejtoi teknikisht durrsakët. Madje duke i udhëhequr gjatë verës edhe në Europa League.

Sot Bledi Shkëmbi pas largimit nga ‘djemtë e detit’ ndjek si tifoz Skënderbeu- Teuta për javën e 23-të.

Para takimit korçari duke analizuar prag sfidën tha për ‘Gol pas Goli’ se e ka të sigurtë që do drejtojë në të ardhmen Skënderbeun.

Po. Jam i sigurtë që do të drejtoj Skënderbeun– tha ndër të tjera ikona korçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!