Flamurtari ‘ul flamurin’, Vllaznia gjen lojtarin gol
Kategoria Superiore java 23-të: Flamurtari- Laçi 1-3 ( Ribaj 80’/Nuabueze 20′, Xhixha 23′, 55′). Vllaznia- Luftëtari 4-0 (Sidorenko 16′, Zhunior 69′,82′, Kukaj aut 72′)
Fiton thjesht në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe momentalisht pozicionohet në vend të 4-ët. Laçi i Armando Cungut nuk bën kompromis me kundërshtarin në aspektin sportiv duke e vënë në vështirësi që nga filimi.
Nuabueze në të 20-tën ndërmerr një aksion personal ndërsa pas evitimit të dy mbrojtësëve vendas godet me të djathtën duke e dërguar topin në këndin e majtë të Moçkës.
Nën ‘shok’-un e golit, Flamurtari pëson edhe të dytin. Këtë radhë një gabim në mbrojtje ndihmon Xhixhën teksa në 23-tën realizon golin e dytë bardhezi.
E dyta nis me karton të kuq për kurbinasit. Turkaj ndaj si lojtari i fundit sulmuesin vlonjat dhe meriton ndëshkimin.
Por Laçi shfaqet ekspert për të dalë nga situata në infrioritet numerik. mendon fillimisht Nuabueze teksa hedh një top- gol drejt Xhixhës.
Sulmuesi i ri laçian me qetësi për tu admiruar rrëmben kohën dhe godet saktë për golin e tretë të Laçit dhe të dytin personal. Në fund, Ribaj ngushton diferencën në 1-3.
Pas kësaj ndeshjeje laçi ngjitet provizorisht në vend të 4-ët.
Në Shkodër, Vllaznia bën poker me Luftëtarin. Shkëlqen Zhunior i cili realizon dy gola (69′ dhe 82′) dhe një të tretë (Kukaj 72′) teksa edhe pse u godit nga braziliani, u devijua nga mbrojta mike.
Hap serinë e golave Sidorenko në të 16-tën. Asisit i Ramadanit me sulmuesin që depoziton te porta e Shalës.
Më pas stafeta kalon te Zhunior i cili realizon golat e tij duke siguruar qetësinë shkodranëve e zhytur përfundimisht gjirokastritët.