Hap fals i Partizanit, Skënderbeu kalon Teutën…

Kategoria Superiore, java e 23-të: Partizani- Bylis 2-2
(Kordeiro 4′ Çinari 19′ / Ntepe 30′ Guindo 86′)

Skënderbeu- Teuta 3-2 (Bregu 18′,74′, Dita 45+3/ Kallaku 25′, Çyrbja 49′)

Gol jo gol’ i Gundos vendos takimin Partizani- Bylis

‘Air Albania Stadium’ bëbët dëshmitar i një zhgënjimi të madh të Partizanit në sfidën e luajtur sot ndaj Bylisit. Skuadra e Sormanit, pas asaj gafe të portierit Hidi e pa vetën shpejt përpara teksa Kordiero realizoi që në të 4-tën.

Sërish një tjetër dajle e pastudiuar e kapitenit mallakastriot, ndëshkon formacionin e Dovedan. Këtë radhë, Çinari rrëmben kohën dhe me kokë, gjen golin e dytë për të kuqtë.

Nuk dorzohet Bylis. Nis një maratonë e madhe mes sulumuesëve të tij dhe mbrojtjes vendase. Ntepe në të 30-tën, korurëon me gol një aksion të beftë të miqëve nga e majta.

Në fraksionin e dytë, shihet një Partizan më i kujdeshëm por Bylis beson se mund të marrë një pikë. Ia del në të 86′-tën me Guindo i cili përfiton nga mosmarrëveshja e Belicës me portierin Hoxha.

Në fund, Bardhi ofron asistin gol për Kordieron por braziliani këtë radhë nuk shënjestron në kuadrat.

Në Korçë ka festival golash. Tri herë shënon Skënderbeu me Dejvi Bregun që realizon dy gola. E nis në minutën e 18-të për të shënuar sërish një gol ‘ballor’ në të 74′.

Goli tjetër për formacionin e Ilir Dajës u shënua nga Bruno Dita në të 45+3. Durrsakët luajtën hapur duke qënë gjithnjë pranë Koliqit.

Shënuan dy gola me Kallakun dhe Çyrben por kapiteni teksa ishte autori i golit të parë për skuadrën e Martinit, humbi në fund të takimit një penallti duke i hequr mundësinë Teutës të dalë me pikë nga Korça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!