Kukësi-Tirana, dueli i pa ‘fjalë’
Kukësi zgjedh të luajë në ‘Air Albania’ sfidën më të rëndësishme të sezonit.Ndaj rivalit më të kuotuar të momentit në betejen për titull. Skuadrat në fushë, ndërsa duket se do të përformojnë me formacionet më të mira… E vetmja risi te bardheblutë- Ngo në stol…te Kukësi Gavazaj.
Pjesa e parë 0-0 me Tiranën më kërkuese në 30 minutat e para. Më pas Kukësi vjen e shton presionin duke iu afruar ndjeshëm golit me Rrocën.
Në të dytën Kukësi shënon golin e parë me autogolin e Vangjelit në të 52′. Ngulmon Tirana e cila në 85′ barazon me një perlë të Bathës.
Nuk ka paqe, pas daljes së Teqes me të kuqe, Tirana gjen edhe golin e dytë me Torasën në të 88.
Akordohen 7 minuta shtesë. Tirana në festë…bashkë me afro 5000 mbështetës ta saj në stadium. Bardheblutë në krye me 44 pikë. Dy më shumë se Kukësi.