Kukësi skuadra e ‘re’ e kryeqytetit…

Kukësi pret Tiranën sot në ‘Air Albania Stadium’. Zot shtëpie në kryeqytet me Partizanin pak javë më parë, tani me Tiranën.

Në dukje paradoklase. Në të shkuarën Tirana, Partizani dhe Dinamo, ishin tri skuadrat e kryeqëndrës së Shqipërisë me statusin e skuadrave që kanë diskutuar derbet e Tiranës.

Por sot, realiteti vjen ndryshe. Dinamo në nivel inferior që nga 2012-ta, duket se ia ka dorzuar këtë mision pikërisht verilindorëve me të cilët i lidh vetëm ngjyra në fanelë…

Zhvillimet e fundit demografike në vend, përpos progresit në shoqëri, sjellin edhe dyndje tifozësh dhe në këtë rast, fitues janë të gjithë.

Referuar paragrafit lart, Kukësi tani mund të luajë me mbështetës të shumtë, ndaj pa frikë sot në takimin me Tiranën, pritet të mos e ndjejë inferioritetin fushë.

Kësisoji, fare mirë Kukësi-Tirana, le të quhet ‘derbi’ i ri i kryeqytetit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!