Guardiola i premton besnikëri Sitit

Pas fitores 2-0 kundër Uest Hemit, trajneri Pep Guardiola gjatë konferencës për shtyp, ka deklaruar se nuk do të largohet nga “qytetarët” e Mançesterit, pavarësisht nga sanksionet që mund të ndërmarrë UEFA ndaj skuadrës së tij.

“Do të qëndroj me 100 përqind. Edhe nëse nuk do të liçensohemi, do të qëndroj me 100 përqind . Sigurisht, nuk ka asnjë dyshim. Ky klub është special. Në fund të fundit, kam një kontratë dhe unë dua ta respektoj.

Përse nuk iki? Unë e dua këtë klub, përse duhet të largohem? Veçanërisht në këtë situatë. Në tri muaj e ardhshëm do të mendojmë vetëm për sezonin, pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi do të qëndroj këtu.

Ne jemi optimistë për gjykimin e UEFA-s. Përfundimisht e vërteta do të triumfojë dhe sezonin e ardhshëm, nëse kualifikohemi në Champions League, ne do të jemi atje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!