Brethuajt prezanton veten te Barça…
Martin Brethuajt për të cilin Barcelona pagoi 18 milionë euro, aq sa ishte parashikuar në klauzolën Leganes skuadra nga periferia e Madridit, ka dalë sot në ‘Kamp Nou’ në atë që mund të quhet prezantim zyrtar.
Katalanasit kishin mungesë në repartin ofensiv për shkak të dëmtimeve të gjata të Dembele dhe Luis Suarez por zgjedhja e prezantimit pa publik në shkallë, ka marrë vemendjen sot.
Në fakt, te Barcelona ujrat janë turbulluar pas skandalit me presidentin Bartomeu i akuzuar se ka paguar rrjetet sociale për të bërë fushtë kundër Mesit, Ksavit Pikesë apo Guardiloës.
‘Cadena Ser’, thotë se për ta bërë këtë, është paguar ’13 Veinturs’ për 1 milion euro.
Dorëheqja e drejtoreshës së financave Font dhe situata me Mesin e të tjerë protagonistë te blaugranët, duket se kanë ndikuar që Brethuajt, të prezantojë vetën në ‘Kamp Nou’.
Një klub i madh, me këtë risi të habitshme…
Barcelona have unveiled new signing Martin Braithwaite… to an empty Camp Nou 🥴 pic.twitter.com/JRXuTA9sa0
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) February 21, 2020