Haland një gjeni, te Junajtid e evituan…
Norvegjezi 19-vjeçar Erlind Haland, vijon çmendurinë me Dortmundin duke konfirmuar se është i destinuar që të bëhet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian.
Dy golat e djeshëm ndaj PSG në Champions, kanë trazuar ‘botën’ dhe ekspertët sjellin në vemendje situatat e lojtarit para se të vishte fanelën e gjermanëve.
Mediat angleze thonë:
“Erling Haland ndërsa ishte pjesë e Salsburg, u takua me përfaqësuesit e Mançester Junajtid në dhjetor 2019.
Thuhet se 19-vjeçari i tha Ole Gunar Solskjaer, se donte të bashkohej me klubin e tij të Mançesterit.
Sidoqoftë, te Junajtid, nuk ishin të interesuar të merreshin me agjentin e yllit – Mino Raiola
Si rezultat, Haland, përfundoi në Borusia Dortmund”.