Ronaldo është aty…35 vjeç, 35 gola në 35 ndeshje…

Kupa e Italisë: Milan- Juventus 1-1 (Rebiç 61′ Ronaldo 90+1)

Pas dështimit të Interit mbrëmë me Napolin 0-1, sonte u luajt gjysmëfinalja e dytë ajo mes Milanit dhe Juventus.

Pas humbjes në derbi, Milani kthehet protagoniste  e një tjetër ndeshje pozitive por të pafat në Kupën e Italisë. Shënon e para por nuk arrin të mbajë fitoren, e barazuar në minutat e fundit nga Ronaldo.

Kundër Juventusit kampione të Italisë, kuqezinjtë luajnë me ritëm të lartë dhe rrezikojnë disa herë portën e veteranit Bufon, por legjenda bardhezi thyhet vetëm në minutën 61 me kroatin Rebiç.  

Juventusi pas humbjes në kampionat me Veronën, arrin barazimin mes polemikave në çastet e fundit, falë një penalltie të vendosur për një prekje me dorë gjatë një veprimi magjik të Ronaldosnë zonë. Portugezi nuk gabon rastin e artë nga 11 metra larg 1-1.

Barazimi mban pezull kualifikimin për në finale, edhe pse tashmë Juventusi duket i favorizuar për ndeshjen e kthimit në Torino në javën e parë të marsit.

Ronaldo me 24 gola me Juvën dhe 11 me Portugalinë, këtë sezon, plotëson një tjetër 35….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!