Higuain lë seancën, Zhezus në sfond…

Gonzalo Higuain ndjen dhimbje në shpinë. Gjatë stërvitjes në Kontinasa nuk u përfshi në veprimet e ditës me Juven duke vënë në dyshim aktivizimin në transfertën e SPAL gjatë fundjavës.

Nga ana tjetër, lajm i mirë për Sarrin, vjen nga kthimi në dispozicion i Kedirës dhe Bernardeskit.

Edhe Ronaldo pas pushimit javën e kaluar, kthehet në dispozicion.

Por tej faktit të argjentinasit me probleme, duket se pas javëve të para në Seria A, Higuain ka nisur të sfumohet, me rendimentin gjithnjë në rënje.

Në shtëpinë e Juves kanë nisur të mendojnë për afrimin e sulmuesit të Sitit, brazilianin Gabriel Zhezus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!