Kurtua, lojtari i muajit në ‘La Liga’

‘La Liga’ në Spanjë, ka hyrë në fazë përcaktuese. Në krye, Reali i Madridit, udhëheq me tri pikë më shumë se Barcelona,duke figuruar si skuadra e muajit në kampionatin iberik.

Një ndihmë të madhe përpos lojtarëve në fushë, ka dhënë edhe Tibo Kurtua mes shtyllave.

Belgu i portës së ‘merengues’, pati rritje konstante dhe skuadra me Kurtua në portë, ka pësuar fare pak gola.

Kjo ka bërë që ‘La Liga’ ti akordojë atij çmimin si ‘Lojtari i Muajit Janar’. I lumtur për këtë arritje, gardiani i madrilenëve, nuk ka nguruar të falenderojë për çmimin.

I nderuar që u zgjodha si Lojtari i Muajit Janar. Faleminderit për shpërblimin, La Liga‘- ka thënë Kurtua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!