Pontreli supergol por Dinamo del pa pikë
Kategoria e Parë, java e 15-të: Dinamo-Korabi 1-2 ( Pontreli 58′ / Skuka 64′, Kovaçi 80′ )
Dinamo e Tiranës nuk ja del të fitojë ndaj Korabit në ndeshjën përmbyllëse të javës në Grupit A.
Në kompleksin ‘Internacional’ në Pezë- Helmës, skuadra e Kamaratës e nisi mirë takimin duke iu afruar në shumë raste zonës së portierit mik Birja por rastin më të pastër në këtë pjesë, e pati Kovaçi i miqëve në të 12-tën.
Shtatshkurtëri me numër 11-të, iu vodh mbrojtjes dhe vetëm ndërhyrja e portierit Kuka, evitoi rrezikun.
Më pas Dinamo me Spahiun, Pontrelin dhe Salazar disa herë rrezikshëm. Gjithësesi, vetëm në pjesën e dytë do vijë spektakëli i shoqëruar me gola e shtylla.
Fillimisht është Kovaçi i cili e përplas topin te shtylla e Dinamos. Me kalimin e minutave janë blutë që dalin përpara duke e kërkuar me insistim golin.
Ai vjen në të 58-tën me një supergol të italianit Pontreli nga jashtë zone. Korabi i mbështeur nga shumë simpatizanët të tij, arrin ta barazojë me goleadorin e këtij grupi Skuka.
Sulmuesi me fanelën numër 9-të, galopon deri në thellësi dhe me nje prekje të kalibruar e dërgon në rrjetë. Nuk ka të mbaruar dhe Dinamo e Korabi sërish në duel për golin e fitores.
Është sërish skuadra e teknikut debutues Klevis Dalipi ndërsa me Skukën nga e majta, organizon një tjetër aksion të gjatë. Pasimi te shtylla e dytë aty ku Kovaçi e shtyn për herë të dytë brenda portës.
Në fund, Dinamo tenton me shumë forca. Fabricio Kamarata hedh në fushë edhe Sefën e Hysën. Dinamo shënon në limite por virojtësi Enea Pashaj, sinjalizon për jashtëlojë.
6 minutat shtesë nuk ndryshojnë asgjë dhe Korabi del me tri pikë nga transferta kryeqytetase. Dinamo në vështirësi…