Ndalet Kastrioti, Apolonia merr kreun…

Me Dinamo-Korabi nesër në Pezë-Helmës dhe Besëlidhjen pushim, u luajtën sot tre ndeshje në Grupin A. Kastrioti kryesues, u ndal në ‘Liri Ballabani’ 1-1 nga skuadra e Burrelit.

Tërbuni mund Veleçikun 2-1 ndërsa Erzeni thyhet për herë të dytë radhazi në shtëpi. Këtë herë nga Egnatia 0-1.

Në Grupin B, beteja e madhe për kreun, ajo mes Apolonisë dhe Pogradecit, foli totalisht për skuadrën fierake e cila me mesfushorin Zaimaj dhe Gjatën shënuan dy herë në portën e miqëve. Tri pikë dhe kreun e Grupit B.

Në të tjerat, spikat fitora e Besës në Shënkoll me vendasit 0-1, ndërsa barazimi 3-3- në Fushë-krujë mes Ilirisë dhe Devollit, më shumë i vjeti vendasëve të cilët u gjëndën poshtë dy golave.

Grupi A:

Burreli-Kastrioti 1-1

Tërbuni-Veleçiku 2-1

Erzeni-Egnatia 0-1

Grupi B:

Apolonia-Pogradeci 2-0

Iliria- Devolli 3-3

Turbina-Oriku 0-0

Lushnja-Elbasani 2-0


Shënkolli-Besa 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!