Bojom vjen te krutanët…

Mbrojtësi kamerunas, Edy Bojom, rikthehet për herë të dytë te Kastrioti. Ramazan Ndreu duket se nuk ka fort besim se mund t’ja dalë për të ruajtur kreun e grupit A.

Rritja e Besëlidhjes por dhe forca e Korabit dhe Burrelit, në këtë fazë të garës, e kanë trembur disi kampin drejtues krutan.

Edhe pse në repartin e prapavijës Kastrioti ka lojtarë me eksperiencë të gjatë në Superiore si Sefgjini, Çela, por dhe një kualitet si Husein, afron gjigandin Bojom.

Bojom njeh mirë kampiontin shqiptar, teksa në të shkuarën (2016-17) ka provuar të luajë për Luftëtarin.

Klubi e zyrtarizon në ‘Facebook’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!