Derbi i ‘Madoninës’, Inter për kreun…

‘Madonina’ sot merr vemendjen kryesore në mbarë botën sportive të futbollit. Interi dhe Milan duke nisur nga ora 20:45 në ‘San Siro’, beteja e kryesore e Serisë A për objektivë të rinj.

Në shtëpinë zikaltër pas ndalesës së Juventusit dje në Verona, besojnë se mund të triumfojnë në derbi e të bashkohen në krye me bardhezinjtë.

Ibra rreth të cilit pritet të funksionojë skuadra e Piloit, është parashikuar në formacion. Te Interi, pritet me interes performanca e danezit Eriksen.

Por sot, kampionati italian luan edhe disa ndeshje të tjera.

SPAL-Sasuolo, Xhenova- Kaljari, Napoli- Leçe, Breshia- Udineze dhe Parma- Lacio.

Ndërkaq shtypi sportiv sot në Itali i ka kushtuar vemendje takimit të djeshëm Verona- Juventus 2-1.

‘Tuttosport’ e ngel në klasë Sarrin e pankinës bardhezi, ndërsa ngjit në qiell Veronën e Kumbullës dhe Rrahmanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!