Ditëlindja e 20, gol i anuluar në të ’20’+1 për Kumbullën

Fitore historike e Veronës ndaj Juventus 2-1. Kumbulla protagonist absolut në fushë më një gol të anuluar dhe një shtyllë e penallti të fituar. Mirë edhe Amir Rrahmani…

Të luash në fushë ndaj Ronaldos në ditën e lindjes, nuk është pak. Sot Marash Kumbulla 20 vjeç, në të 21-tën, ndoqi një aksion të Veronës deri në thellësi teksa me kokë, e dërgoi topin në rrjetën e portës së Sheznit.

Festa ndalet në mes, VAR anulon golin e shqiptarit duke i ‘prishur’ festën. Duket mallkim e për më tepër i padrejtë.

Sistemi teknologjik VAR, ecën në korsi të gabuar. Në kampin e Veronës, dyshojnë se teknologjia, nuk e ka fiksuar pozicionin në momentin e shkëputjes së topit… Punë VAR-i, polemikat ekzistojnë…

Ndërkaq fraksioni i parë Verona- Junetus përfundoi 0-0.

E dyta pa në fushë një Juventus më në ekuiliber në minutat e para. Në të 65′, Ronaldo shënon për ‘zonjën’ por Verona arrin të barazojë me Borinin (76′).

Mbrëmja magjike e Kumbulles nuk kishte perfunduar. 5 minuta nga fundi godet me kokë, topi prek dorën e Bonuçit dhe traun.

VAR këtë radhë akordon penallti. Pacini shënon për 2-1 final në të 86-tën. Kumbulla dhe Rrahmami në festë…

Në dy takimet e tjera të ditës, Fiornetina u mund nga Atalanta 1-2, ndërsa Torino dështoi 1-3 me Sampdorian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!