Kukësi nuk lëshon kreun, Bylis tentoi të braktisë Korçën

Kategoria Superiore, java e 21-të: Kukësi- Laçi 3-1, Skënderbeu- Bylis 1-1

Kuksëi nuk e njeh blofin edhe kur luan nën presionin e pikëve dhe të një goli të pësuar. Ndaj Laçit, skuadra e Duros, i bëri më së miri detyrat e shtëpisë duke fituar në shifra 3-1.

Loja nis e barabartë në ‘Elbasan Arena’ ndërsa rastet janë me pikatore. Me kalimin e minutave, ritmi rritet dhe janë laçianët me Nuabueze që shënojnë në të 36-tën.

Por ende pa mbaruar festa, Kukësi me Abazajin barazon shifrat pas një hutimi paraprak të Rapos nga e majta.

E dyta nis me një epërsi të lehtë të Kukësit por golit i afrohet ndjeshëm Laçi. Në minutën e 59’të, Deliu godet nga loja e ndaluar me topin që përplaset në traversë dhe kthehet në lojë.

Verilindorët e kuptojnë se bardhezinjtë mund të bëjnë keq, dhe nisin të shtojnë presionin. Një top pas shpinë në të majtë për Mustën dhe sfera që përfundon te Shkurtaj.

Nga afër sulmuesi e depoziton në rrjetë (69′). Nis Laçi të tentojë barazimin por me Cungun që nuk ndërhyn në formacion e taktikë, e ka të vështirë të mundë Xhikën.Për të ardhur te goli i tretë. i Kukësit.

Është Bruno Lulaj teksa hedh një top të gjatë drejt zonës. vendosje e keqe e Rapos dhe Gjoni që nuk mbulon si duhet. Ethemi del përballë Stazhillës duke shënuar të tretin.

Skënderbeu ndalet në shtëpi nga Bylis.

Kaluan përpara me një penallti të Ditës (69′) por sfida mes korçarëve dhe ballshiotëve pati tension për disa minuta teksa në mënyrë demostrative për penalltinë e fituar nga Bregu, Bylis tentoi të dilte nga fusha.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së stafit teknik e presidentit mik, lojtarët u futën përsëri në lojë. Më pas ballshiotët gjejnë golin e barazimit në minutën e 86′ me Gaston.

Ndeshja përfundoi në barazim edhe pse në fund Gripshi me portën e boshatisur, nuk arriti të shënojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!