Partizani me të ‘shtyrë’, Teuta skandal…

Kategoria Superiore, java e 21-të: Partizani- Flamurtari 2-0, Teuta- Luftëtari 1-1

Fiton Partizani por ajo penallti e Solomon për turp. Barazon Teuta ndaj Luftëtarit, duke bërë lëmsh pozitat në tabelë por ai gol në pozicion të dukshëm jashtë loje i sulmuesit Gomez, për turp.

Dy takime të cilat në letër ishin të fituara nga vendaset. Te Partizani Flamurtari, u desh pjesa e dytë që të kuqtë të thyenin skuadrën e Troisit me golat e Çinarit nga pika e bardhë dhe Trashit me një gjuajtje të bukur nga e majta.

Sormani nuk pranon të komentojë penalltinë pas takimit ndërsa hedh poshtë mendimet se Partizani nuk është një skuadër që ka probleme…

Në ‘Niko Dovana’ ai që bën drejtësi është gjirokastriti Gresild Lika. 22 vjeçari në minutën e 90-të, realizon golin më të bukur të javës teksa nga jashtë zonë, kalibron në mënyrë perfekte në portën e Frashërit.

Pikë shprese për Luftëtarin dhe dedikim motrës së tij nga lojtari që i pëlqen të ecë në gjurmët e Ronaldos (u shpreh futbollisti pas takimit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!