Kupë Mbreti apo Kupë ‘baske’?

Hyri në histori. Kupa e Mbretit, prej javësh, nga turi në tur, ofroi befasi të pazakontë. Si me shkop magjik, ikën të gjitha skuadrat e mëdha si Atletiko Madrid, Valencia, Sevilja, Vijareal etj.

Por sonte, pasi u eleminua Reali, nderin e skuadrave të kalibrit të lartë, pritej ta mbante Barcelona.

Nuk ngjau, sepse Atletik Bilbao shënoi të vetmin gol të ndeshjes në minutën e 3-të shtesë me Inaki Uliams. Mesi më herët humbi topin gol. Ishte e 89-ta. Baskët besuan te futbolli agresiv në çdo sektor dhe në fund u shpërblyen.

Ndërkaq, Kupa e Mbretit duket se mbetet pronë baske. Atletik Bilbao, Real Sociedad por dhe Mirandes gjegoarfikisht afër, do të kenë punë vetëm me Granadën që vjen nga jugu i Spanjës.

Gjysmëfinalistet e Kupës së Mbretit:

Atletik Bilbao

Real Sociedad

Granada

Mirandes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!