Rekord i Agueros, 7 herë lojtari i muajit në Premier

Serxhio Aguero shpallet lojtari më i mirë i muajt janar në ‘Premier Ligë’. E shtata në karierë duke vendosur rekord në këtë ‘disiplinë’.

Edhe pse Siti i tij, nuk po shkëlqen teksa mbetet 22 pikë larg Liverpulit kryesues, argjentinasi ia ka dalë me 6 golat e shënuar këtë vit, të kapë vendin e parë si futbollisti i muajit.

Në fakt, Aguero këtët trofe e fiton për herë të 7-të. Fillimisht fitoi në tetor 2013 më pas në nëntor 2014, pasoi ai në janar e prill 2016 për të vijuar me trofeun e muajit janar 2018, atë të shkurtit 2019 dhe së fundi janar 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!