Murinjo triumfator, Siti dorzon ‘kurorën’
Premier League: Totenhem- Mançester Siti 2-0, Bërnli- Arsenal 0-0
Murinjo mund për herë të 6-të Gurdiolën në duelet si teknikë në skuadrat që kanë drejtuar.
Këtë radhë, fitorja e Totenhemit, edhe pse përmes polemikave në gjykim, duket si një bonus shtesë për Liverpulin e Klop ndërsa tani pas 25 javëve, mban larg 22pikë ‘qytetarërt. ‘Stiven Bergvin (63′) dhe Son (71’), autorët e golave të ‘spërsave’.
Më herët Mançester Siti me Gyndogan, pati humbur një penallti. Më pas kartoni i kuq i Zinçenkos, ia lehtësoi disi manovrën sulmuese formacionit të Murinjos.
Sakaq Arsenali i Artetës, nuk bën dot përpara. Edhe sot ndaj bërnlit, topçinjtë u ndaen te shifrat e barabartë 0-0.
Londinezët gjithnjë e më tepër po humbin terren në luftën për në zonën Champions teksas pas 4 barazimëve radhazi kanë zbritur në vendin e 10 provizor.