Kryesfida: Apolonia me mungesa, Pogradeci do gjyqtarë të elitës…

Kategoria e Parë për vetë objektivat e skuadrave por dhe formatit interesant të këtij edicioni, ka hyrë në fazë deçizive.

Kështu në funadjvë, për llogari të javës së 14-të në Grupin A, spikat takimi Burreli- Kastrioti. Matjanët me ecuri për tu admiruar i janë afruar ndjeshëm kreut ndërsa krutanët pas pushimit në kalendar, pritet të kërkojnë suksesin e radhës në transfertë.

Ndërkaq, kryendeshja e Grupit B në progarm të shtunën, do të luhet në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit. Kryesuesja Pogradeci do jetë mike e Apolonisë vendase e cila renditet e dyta me një pikë më pak.

Ky grup prek javën e 15-të. Nëse te ‘liqenorët’, në prag të takimit situata duket më e qetë, te kampi i Apolonisë, gjendja është disi e komplikuar. Edhe pse skuadra e Mërgjyshit, vjen pas fitores 5-1 ndaj Shënkollit, sërish grupi duket i cunguar.

Lojtarët kryesor Hysenshahaj, Smaçi e Andoni, nuk janë rekuperuar ende dhe skuadra fierake shpreson të gjejë shpëtim te zgjidhjet e merkatos.

Zaimaj, ish- mesfushori i bardhezinjëve kurbinas, por dhe të tjerë lojtarë pritet të udhëheqin grupin në takimin delikat me Pogradecin e Jahajt me shokë. Miqtë, përmes teknikut Abazaj, kanë kërkuar arbitër të Kategorisë Superiore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!